Udhëzues Gjithçka që duhet të dini për UK e-Visa Lexo udhëzuesin

Eja n’Londër. Për vizën kujdesemi ne.

Për vizat britanike, amerikane dhe ETIAS: vlerësojmë rastin tuaj, përgatisim dokumentet dhe përkthimet e certifikuara, dhe ju shoqërojmë hap pas hapi deri në fund të procesit.

  • 15+ vite përvojë
  • Trajnim në Mbretërinë e Bashkuar
  • Përkthime të licencuara
Si funksionon

Nga takimi i parë deri te viza, në 6 hapa të qartë

Ju udhëzojmë në çdo hap, që të kurseni kohë dhe para.

  1. Vlerësimi i mundësive

    Në takimin e parë vlerësojmë shanset tuaja për vizë dhe ju tregojmë cilat dokumente ju duhen.

  2. Përgatitja e dokumenteve

    Kontrollojmë dokumentet tuaja dhe përgatisim përkthimin e tyre të certifikuar në anglisht.

  3. Aplikimi online

    Ju asistojmë në plotësimin e saktë të formularit online të aplikimit për vizë.

  4. Pagesa e tarifës

    Tarifa zyrtare e vizës paguhet në faqen e qeverisë britanike, nga ju ose me ndihmën tonë.

  5. Kontrolli përfundimtar

    Ju dërgojmë me email dosjen e plotë dhe udhëzimet si t’i organizoni dokumentet.

    Ju vetëm i printoni
  6. Takimi në qendrën e vizave

    Dorëzoni dokumentet, jepni të dhënat biometrike dhe tërhiqni pasaportën pas vendimit.

Rezervo një takim

Hapi i parë është një takim për të vlerësuar rastin tuaj.

Zyra jonë Qendra Tregtare ETC, kati 3 Bulevardi Bajram Curri, Tiranë
Pse Eja Consulting

Gjithçka për vizën tuaj, në një vend të vetëm

Eja Consulting ka mbledhur një grup ekspertësh për çështjet e vizave, me mbi 15 vite përvojë dhe trajnim në Mbretërinë e Bashkuar. Partnerë zyrtarë të një sërë institucionesh në vend, kemi fituar besimin e klientëve tanë rast pas rasti.

Zgjidhje e personalizuar

Çdo rast vlerësohet veçmas, sipas rrethanave tuaja personale dhe financiare.

Përkthime brenda zyrës

Përkthimet e certifikuara i bëjmë ne, pa ju dërguar në zyra të tjera.

Të dhënat tuaja, të sigurta

Informacioni juaj personal trajtohet me konfidencialitet, në përputhje me GDPR.

Asistencë hap pas hapi

Nga takimi i parë deri te tërheqja e pasaportës, jemi pranë jush.

Njihuni me ne
Vlerësimet e klientëve

Çfarë thonë ata që na besuan aplikimin

5,0 nga 525 vlerësime në Google
“Pas 4 refuzimesh nga disa agjensi te tjera, per here te peste vi tek Eja Consulting. Shume te perpikte, shume te sakte ne cdo detaj. E mora vizen 6 mujore per UK. Jam shume i lumtur qe gjeta nje agjensi te tille. Jua sygjeroj te gjithve.”
Vebian M.Vizë 6-mujore për MB
“Nje pune e shkelqyer nga Eja Consulting. Korrekt, te sjellshem dhe te pergjegjshem. Kam aplikuar bashke me bashkeshorten dhe fale punes se tyre e kemi marre te dy vizen.”
Bardhyl D.Vlerësim në Google
“Pervoje e shkelqyer. I gjithe stafi i Eja Consulting eshte shume mikprites, i duruar dhe ta bejne cdo gje te lehte. Me dhane sqarime per cdo pyetje dhe paqartesi qe kisha, duke me hequr te gjitha pikepyetjet. Mos hezitoni te vini!”
Xhoen T.Vlerësim në Google
Pyetje të shpeshta

Keni pyetje? Kemi përgjigje.

Nuk e gjeni atë që kërkoni? Na shkruani në WhatsApp ose na telefononi, ju përgjigjemi me kënaqësi.

Si mund të aplikojë për vizë britanike?

Për të aplikuar për një vizë britanike, ju duhet që të përmbushni kushtet financiare edhe në rastin kur ju fton dikush dhe ju mbulon shpenzimet e udhëtimit. Ju duhet të jeni të punësuar dhe paga juaj duhet të kalojë në bankë. Gjithashtu duhet të keni kursime në varësi të të ardhurave tuaja.

Sa zgjat procedura e marrjes së vizës?

Në varësi të llojit të vizës, procedura e marrjes së vizës zgjat 3-4 javë nga momenti i dhënies së shenjave të gishtave. Takimet për dhënien e shenjave të gishtave janë 5 ditë nga momenti i aplikimit online.

Sa është kosto e procedurës së vizës Britanike?

Tarifat zyrtare të vizave janë të publikuara në faqen zyrtare të qeverisë Britanike dhe janë të ndryshme për kohëzgjatje të ndryshme. Tarifa e vizës pagohet nga vetë aplikanti nëpërmjet kartës së tij/saj. Tarifat zyrtare janë: Vizë 6 mujore - 250 Euro, Vizë 2 vjeçare - 671 Euro, Vizë 5 vjeçare - 1130 Euro, Vizë 10 vjeçare - 1400 Euro. Tarifa e shërbimit të zyrës është në varësi të rastit, volumit të dokumentave, llojit të vizës dhe përcaktohet pas takimit paraprak gjatë konsulencës.

A mund të aplikojë për vizë Britanike në jetoj dhe punoj jashtë Shqipërisë?

Po, ju mund të aplikoni nga vendi ku jetoni dhe punoni nëse jeni të pajisur me leje qëndrimi në vendin ku jetoni dhe punoni. Procedura është online dhe kryhet e gjitha nga zyra jonë pasi na dërgoni dokumentet dhe mund të jepni shenjat e gishtave aty ku ju jetoni dhe punoni.

A duhet të aplikoj vetëm apo bashkë me famijen, si është më mirë?

Çdo aplikim gjykohet mbi rrethat tuaja personale dhe financiare dhe aplikimi bashkë familjen nuk është kriter përcaktues në përfitimin apo refuzimin e vizës.

Shiko të gjitha pyetjet

Gati për udhëtimin tuaj?

Rezervoni një takim dhe vlerësojmë së bashku mundësitë tuaja për vizë. Mund të na shkruani edhe në WhatsApp, ju përgjigjemi shpejt.

Adresa Bulevardi Bajram Curri, Qendra tregtare ETC, kati 3, Tiranë Hapni në Google Maps
Orari E hënë - E premte: 9:00 - 19:00 Mbyllur të shtunën dhe të dielën.
Telefon dhe WhatsApp +355 69 703 5626
Rezervo një takim