Udhëzues Gjithçka që duhet të dini për UK e-Visa Lexo udhëzuesin

Kushtet e Përdorimit

Përditësuar më 6 nëntor 2026

Këto kushte rregullojnë përdorimin e faqes ejavisa.com dhe shërbimeve që ofron Eja Translation and Consulting shpk (“Eja Consulting”, “ne”). Duke përdorur faqen ose duke na besuar aplikimin tuaj, ju pranoni këto kushte.

1. Kush jemi

Eja Consulting është kompani konsulence e regjistruar në Tiranë, Shqipëri, që nga viti 2019, me zyrë në Qendra Tregtare ETC, kati 3, Bulevardi Bajram Curri, Tiranë, Shqipëri.

Ne nuk jemi ambasadë dhe nuk jemi të lidhur me asnjë ambasadë, konsullatë apo autoritet qeveritar.

2. Shërbimet tona

Ofrojmë konsulencë dhe asistencë për aplikime për viza, kryesisht për Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe për ETIAS dhe destinacione të tjera, së bashku me përkthime të certifikuara. Shërbimi mund të përfshijë:

  • vlerësimin e rastit tuaj dhe këshillim për llojin e aplikimit;
  • udhëzime për dokumentet e nevojshme dhe kontrollin e tyre;
  • përkthimin e certifikuar të dokumenteve;
  • asistencë në plotësimin e formularit online të aplikimit;
  • udhëzime për pagesën e tarifës zyrtare dhe për takimin në qendrën e vizave.

Shërbimi i saktë për rastin tuaj përcaktohet pas takimit të parë.

3. Vendimi për vizën

Vendimi për miratimin ose refuzimin e çdo aplikimi i takon vetëm autoritetit kompetent të vendit ku aplikoni. Ne nuk mund të garantojmë miratimin e vizës, kohën e marrjes së vendimit apo kohëzgjatjen e vizës që do të lëshohet. Këshilla jonë bazohet në përvojën tonë dhe në rregullat në fuqi në momentin e aplikimit.

4. Detyrimet tuaja si klient

  • Të jepni informacion të vërtetë, të saktë dhe të plotë, si dhe dokumente autentike.
  • Të na njoftoni menjëherë për çdo ndryshim që lidhet me aplikimin tuaj.
  • Të rishikoni me kujdes formularin dhe dokumentet përpara se të dorëzohen.
  • Të paraqiteni në kohë në takimet në qendrën e vizave dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve.

Përgjegjësia për vërtetësinë e informacionit dhe të dokumenteve të dorëzuara mbetet e aplikantit.

5. Tarifat dhe pagesat

Tarifa zyrtare e vizës vendoset nga autoriteti përkatës dhe paguhet nga aplikanti, zakonisht me kartë në faqen zyrtare të aplikimit. Rimbursimi i saj, kur lejohet, varet vetëm nga rregullat e atij autoriteti.

Tarifa e shërbimit tonë varet nga rasti, nga vëllimi i dokumenteve dhe nga lloji i vizës, dhe përcaktohet pas takimit të parë. Shuma, mënyra e pagesës dhe çdo kusht rimbursimi bien dakord me ju përpara se të fillojë puna.

6. Takimet

Takimet mund t’i rezervoni online përmes faqes sonë ose duke na kontaktuar me telefon apo WhatsApp. Nëse nuk mund të vini në takimin e caktuar, ju lutemi na njoftoni sa më herët që ta riplanifikojmë.

7. Komunikimi

Komunikojmë me ju me email, telefon dhe WhatsApp. Për dërgimin e dokumenteve përdorni kanalet që ju udhëzojmë dhe mos i publikoni të dhënat tuaja personale në rrjete sociale apo komente publike.

8. Përdorimi i faqes

Faqja është për informim dhe për t’u lidhur me ne. Nuk lejohet të përdoret për qëllime të paligjshme, për të dërguar mesazhe të padëshiruara apo kod të dëmshëm, ose për të cenuar sigurinë e saj.

9. Pronësia intelektuale

Tekstet, logoja, dizajni dhe materialet e tjera të faqes i përkasin Eja Consulting ose përdoren me leje. Nuk lejohet kopjimi ose ripublikimi i tyre për qëllime tregtare pa leje me shkrim.

10. Lidhjet me faqe të tjera

Faqja përmban lidhje drejt faqeve zyrtare dhe shërbimeve të palëve të treta. Ne nuk kemi kontroll mbi përmbajtjen e tyre dhe nuk mbajmë përgjegjësi për to.

11. Kufizimi i përgjegjësisë

Më shumë informacion për kufijtë e përgjegjësisë sonë gjeni te faqja Përgjegjësia. Mënyra si i trajtojmë të dhënat tuaja shpjegohet te Politikat e Privatësisë.

12. Ndryshimet e kushteve

Këto kushte mund të përditësohen herë pas here. Versioni në fuqi është ai i publikuar në këtë faqe, me datën e përditësimit në krye.

13. Ligji i zbatueshëm

Këto kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje do të përpiqemi ta zgjidhim me mirëkuptim; nëse kjo nuk është e mundur, ajo do të shqyrtohet nga gjykata kompetente në Tiranë.

14. Kontakt

Rezervo një takim