Pyetjet që bëhen më shpesh.

Si mund të aplikojë për vizë britanike?

Për të aplikuar për një vizë britanike, ju duhet që të përmbushni kushtet financiare edhe në rastin kur ju fton dikush dhe ju mbulon shpenzimet e udhëtimit. Ju duhet të jeni të punësuar dhe paga juaj duhet të kalojë në bankë. Gjithashtu duhet të keni kursime në varësi të të ardhurave tuaja.

Sa zgjat procedura e marrjes së vizës?

Në varësi të llojit të vizës, procedura e marrjes së vizës zgjat 3-4 javë nga momenti i dhënies së shenjave të gishtave. Takimet për dhënien e shenjave të gishtave janë 5 ditë nga momenti i aplikimit online.

Sa është kosto e procedurës së vizës Britanike?

Tarifat zyrtare të vizave janë të publikuara në faqen zyrtare të qeverisë Britanike dhe janë të ndryshme për kohëzgjatje të ndryshme. Tarifa e vizës pagohet nga vetë aplikanti nëpërmjet kartës së tij/saj. Tarifat zyrtare janë: Vizë 6 mujore - 188 Euro, Vizë 2 vjeçare - 520 Euro, Vizë 5 vjeçare - 880 Euro, Vizë 10 vjeçare - 1089 Euro. Tarifa e shërbimit të zyrës është në varësi të rastit, volumit të dokumentave, llojit të vizës dhe përcaktohet pas takimit paraprak gjatë konsulencës.

A mund të aplikojë për vizë Britanike në jetoj dhe punoj jashtë Shqipërisë?

Po, ju mund të aplikoni nga vendi ku jetoni dhe punoni nëse jeni të pajisur me leje qëndrimi në vendin ku jetoni dhe punoni. Procedura është online dhe kryhet e gjitha nga zyra jonë pasi na dërgoni dokumentet dhe mund të jepni shenjat e gishtave aty ku ju jetoni dhe punoni.

Disa viza Britanike

portrait-young-woman-taking-pictures-holiday-min

Vizë Turistike në MB

young-employee-sitting-office-desk-min

Vizë Pune në MB

back-school-concept-with-woman-studying-library-min (1)

Vizë studimi në MB

parents-with-daughter-lying-autumn-leaves-park-min

Vizë Familjare në MB

A duhet të aplikoj vetëm apo bashkë me famijen, si është më mirë?

Çdo aplikim gjykohet mbi rrethat tuaja personale dhe financiare dhe aplikimi bashkë familjen nuk është kriter përcaktues në përfitimin apo refuzimin e vizës.

Sa mund të qëndrojë në Britani nëse jam i pajisur me vizë?

Viza e vizitorit është një vizë që ju lejon të udhëtoni për të vizituar familjarët tuaj, për qëllime turistike, apo arsye mjekësore. Është e rëndësishme ti përmbaheni ditëve të qëndrimit që keni deklaruar në aplikimin tuaj. Edhe pse ditë e qëndrimit janë të përcaktuara në vizë, nëse ju qëndroni më shumë apo tregoni se jeni duke jetuar në Britani me periudha të gjata në harkun kohor të vizës, aplikimi i rradhës mund të mos jetë i suksesshëm për shkak se Oficeri i Emigracionit mund të argumentojë se jeni duke shpenzuar më shumë kohë në Britani dhe mund të vendosë në pikëpyetje arsyet e vërteta të udhëtimit.

Jam i siguruar, sa shanse kam për tu pajisur me vizë?

Punësimi i rregullt dhe pagesa e sigurimeve nuk është kriteri kryesor për një aplikim të suksesshëm. Vendimi merret në parim bazuar tek të ardhurat tuaja mujore, sa të kënaqshme janë ato, lidhjet me Shqipërinë, dhe rrethanat tuaja të gjera financiare dhe familjare.

Nëse kam një sponsor në Britani, sa e lehtë është të marrë vizë?

Edhe nëse ju keni një sponsor (Garantor) në Britani, i cili mund të marrë përsipër shpenzimet tuaja të udhëtimit dhe të qëndrimi në Britani, kriteri përcaktues janë rrethant tuaja personale. Ju duhet të jeni i punësuar, apo i vetë-punësuar dhe duhet të tregoni se keni një situatë personale të pëlqyeshme dhe të pështatshme, e cila nuk ju bën ju rrezik emigracioni në Britani e Madhe. Për më tepër ju duhet të tregoni me fakte lidhjen me sponsorin tuaj dhe se jeni takuar apo nëse keni lidhje familjare, duhet të tregoni nëpërmjet çertifikatave familjare llojin e lidhjes me ta.

Kam një biznes në Shqipëri, dhe jam pronar i vetëm. A mund të aplikoj vetëm me llogarinë bankare të biznesit?

Edhe pse burimi i të ardhurave dhe dokumentet përkatëse janë shumë të rëndësishme për të treguar rrethant tuaja financiare, mungesa e llogarive personale bankare mund të rezultoj në një refuzim të aplikimit tuaj pasi Oficeri i Emigracionit duhet të bindet që ju keni fonde në dispozicion tek të cilat ju keni akses si individë dhe jo si biznes.