
Një personi që aplikon për shtetësi nga 10 shkurt 2025, i cili ka mbërritur më parë pa lejen e nevojshme të hyrjes ose autorizimin elektronik të udhëtimit, pasi ka hyrë në rrugë të rrezikshme, normalisht do t’i refuzohet shtetësia.
Udhëzimet e Home Office mbi nënshtetësinë: specifikojnë se pika që i referohet “kërkesës për karakter të mirë u përditësua të hënën për të sqaruar se aplikimet për shtetësi që përfshijnë hyrjen e paligjshme normalisht do të refuzohen, pavarësisht se kur ka ndodhur hyrja e paligjshme.
Udhëzimi thotë: “Çdo person që aplikon për shtetësi nga 10 shkurt 2025, i cili më parë ka hyrë ilegalisht në MB, normalisht do të refuzohet, pavarësisht nga koha që ka kaluar që nga hyrja e paligjshme.
Duke qënë se ky udhëzim ka hasur dhe kundërshtime, pritet të diskutohet në Parlament, nëse do të aprovohet apo jo.