Përditësuar më 6 nëntor 2026
Duam që informacioni në ejavisa.com të jetë i dobishëm dhe i saktë. Megjithatë, rregullat e vizave dhe të emigracionit ndryshojnë shpesh, dhe çdo rast është i ndryshëm. Ju lutemi lexoni më poshtë kufijtë e përgjegjësisë sonë.
Nuk jemi ambasadë
Eja Consulting është kompani private konsulence. Ne nuk jemi ambasadë dhe nuk jemi të lidhur me asnjë ambasadë, konsullatë apo autoritet qeveritar. Vendimet për vizat merren vetëm nga autoritetet kompetente.
Informacion i përgjithshëm
Artikujt, udhëzuesit dhe përgjigjet në këtë faqe janë informacion i përgjithshëm. Ato nuk zëvendësojnë këshillimin për rastin tuaj specifik dhe nuk përbëjnë këshillë ligjore. Për vlerësimin e rastit tuaj, rezervoni një takim me ne.
Rregullat ndryshojnë
Kërkesat, tarifat dhe procedurat për viza mund të ndryshojnë pa paralajmërim. Përpiqemi ta mbajmë faqen të përditësuar, por mund të ketë vonesa ose pasaktësi. Para se të aplikoni, verifikoni gjithmonë informacionin në burimet zyrtare, si:
- GOV.UK për Mbretërinë e Bashkuar;
- travel.state.gov për Shtetet e Bashkuara;
- faqen zyrtare të ETIAS për zonën Schengen.
Asnjë garanci për rezultatin
Me gjithë përkushtimin tonë, nuk mund të garantojmë miratimin e një vize, kohën e marrjes së vendimit apo kohëzgjatjen e vizës. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për vendimet, vonesat ose ndryshimet e procedurave nga ana e autoriteteve dhe qendrave të aplikimit.
Dokumentet dhe përkthimet
Ne përkujdesemi që përkthimet tona të jenë të sakta dhe besnike ndaj dokumentit origjinal. Megjithatë, nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen e dokumenteve origjinale apo për informacionin e pasaktë ose të paplotë të dhënë nga aplikanti.
Vlerësimet e klientëve
Vlerësimet dhe përvojat e klientëve që publikojmë janë individuale. Çdo aplikim gjykohet sipas rrethanave të veta, ndaj rezultati i një personi nuk garanton të njëjtin rezultat për një tjetër.
Lidhjet e jashtme
Faqja përmban lidhje drejt faqeve të palëve të treta. Ne nuk kemi kontroll mbi përmbajtjen, saktësinë apo disponueshmërinë e tyre.
Pyetje?
Nëse keni ndonjë paqartësi, na shkruani në [email protected] ose na telefononi në +355 69 703 5626. Shihni edhe Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë.