Studio në Mbretërinë e Bashkuar
Aplikoni për një vizë studentore në MB. MB krenohet me disa nga universitetet dhe shkollat më të mira në botë. Një traditë e gjatë e arsimit të klasit të lartë e bën vendin një destinacion të zgjedhur për studentët ndërkombëtarë. Ka një sërë vizash studimi në Mbretërinë e Bashkuar për ata që dëshirojnë të studiojnë në MB.
16 vjeç e lart: Vizë studentore në MB.
Nëse dëshironi të ndiqni universitetin ose kolegjin në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë duhet të aplikoni për një vizë studentore.
Nëse jeni jashtë MB-së, mund të aplikoni gjashtë muaj përpara fillimit të studimeve tuaja dhe mund të merrni një vendim brenda tre javësh. Vlefshmëria e vizës varet nga kohëzgjatja e studimeve tuaja.
Ju mund të studioni deri në gjashtë muaj me një vizë vizitori në një institucion të akredituar.
Kërkesat për tu pajisur me këtë kategori vize:
- Duhet të keni konfirmim të pranimit për studime nga një institucion arsimor i miratuar
- Duhet të keni dëshmi të fondeve të mjaftueshme për të paguar kursin dhe për të mbështetur veten
- Të ketë dëshmi të njohjes së gjuhës angleze në nivelin e kërkuar nga Institucioni Arsimor i Akredituar
- Të merrni pëlqimin nga prindërit tuaj nëse jeni 16 ose 17 vjeç
Qëndrimi në MB pasi të jeni diplomuar.
Ju mund të jeni në gjendje të qëndroni në MB pasi të keni përfunduar studimet nëse:
Aplikoni për vizë ‘Pas Diplomimit’ (Graduate Visa).
Kjo vizë ju lejon të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar për dy vjet nëse keni përfunduar një diplomë bachelor, pasuniversitare ose master dhe tre vjet nëse keni përfunduar një doktoraturë në MB.
Aplikoni për vizë të punëtorëve të kualifikuar (skilled Workers). Të diplomuarit nën moshën 26 vjeç mund të hyjnë në tregun e punës si “të rinj në treg” duke u pajisur me vizë të punëtorëve të kualifikuar.
Aplikoni për vizë bashkëshortore. Nëse jeni i martuar me një shtetas britanik ose me një person që ka leje qëndrimi të përhershme, mund të aplikoni për këtë vizë e cila ju jep të drejtën të jetoni dhe të punoni në Mbretërinë e Bashkuar për dy vjet e gjysmë pa kufizime.
Nën 18 vjeç: Vizë studentore për fëmijë.
Viza studentore për fëmijë i lejon fëmijët nga mosha katër deri në 17 vjeç të studiojnë me kohë të plotë në një shkollë të pavarur në MB. Kushtet për këtë vizë janë:
Të keni një ofertë të pakushtëzuar për të studiuar në MB
Të merrni pëlqimin e prindit ose kujdestarit tuaj
Të keni para të mjaftueshme për të mbuluar tarifat e kursit dhe kostot e jetesës
Pyetje të shpeshta:
1.A mund të punoj gjatë kohës që jam me vizë studentore në Mbretërinë e Bashkuar?
Nëse jeni duke studiuar me kohë të plotë, mund të punoni deri në 20 orë në javë gjatë periudhës së shkollës dhe me orar të plotë gjatë periudhës së pushimeve.
2.Sa është kohëzgjatja e vizës studentore në MB?
Kohëzgjatja e vizës studentore varet nga koha e studimit e përcaktuar në konfimirmin e studimeve të lëshuar nga Institucioni Arsimor.
3.Sa kohë përpara duhet të aplikoj për vizën studentore?
Afati për lëshimin e vizës nga momenti i dhënies së shenjave të gishtave është 3- 4 javë.
5.A mund të marr qëndrim të përhershëm në MB nëpërmjet vizës studentore?
Viza studentore në vetvete nuk ju garanton qëndrim të përhershëm në MB, por ju mund të aplikoni për një vizë qëndrimi 2-vjeçare pasi të keni kryer studimet tuaja, më pas mund të aplikoni për vizë pune, e cila ju garanton qëndrimin e përhershëm.