Vendodhja dhe si të arrini tek Eja Consulting në Tiranë?
Zbuloni si të arrini lehtësisht tek Eja Consulting në Tiranë dhe shmangni çdo stres me trafikun apo parkimin....
Read MoreNëse jeni të interesuar të vizitoni Anglinë, Irlandën e Veriut apo Skocinë, atëherë jeni në vendin e duhur.
Viza angleze, siç jemi mësuar shpesh të themi shkurtimisht, ju lejon të vizitoni të gjitha vendet e Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm Londrën ikonike.
Por si mund të aplikojmë për një vizë angleze. Fillimisht, duhet të dini se i gjithë procesi i aplikimit bëhet online. Sigurisht, duhet të tregoheni të kujdesshëm të hyni në faqen zyrtare të qeverisë nga ku mund të bëhet dhe plotësimi i formularit online. Gabimi më i shpeshtë është plotësimi i formularit pa pasur dokumentet përkatëse paraprakisht. Duke qenë se pyetjet në formularin e aplikimit lidhen me dokumentet mbështetëse, ju duhet të grumbulloni njëhere të gjithë informacionin përpara se të kryeni aplikimin tuaj online. Arsyeja është se pasi të mbyllni aplikimin online, ju nuk mund të bëni më ndryshime dhe kjo mund të penalizojë rezultatin e aplikimit tuaj.
Përsa i përket dokumenteve në mbështetje, ato janë në varësi të situatës personale dhe financiare të secilit. Nga ana tjetër ky është vetëm një aspekt i aplikimit tuaj. Diçka shumë e rëndësishme në aplikimin e vizës angleze është dhe arsyeja e udhëtimit. Personi që merr në shqyrtim aplikimin tuaj duhet të jetë i kënaqur mbi qëllimet e vizitës suaj. Nëse ju dëshioni të vizitoni Mbretërinë e Bashkuar për qëllime turistike, atëherë, përveç mundësisë financiare,, ju duhet të tregoni që jeni një turist, pra keni një historik udhëtimesh të cilat ju pozicionojnë ju me qëllime të vërteta turistike. Nëse dëshironi të vizitoni një familjar të afërt apo të largët, atëherë duhet të tregoni dhe të provoni lidhjen që keni me ta, e kështu me rradhë.
Një aspekt tjetër i aplikimit për vizë angleze është përkthimi i duhur ne gjuhën angleze. Jo pak raste kanë ndodhur kur një aplikim refuzohet për mungesë të përkthimit korrekt të dokumenteve apo dhe mungesë të disa prej tyre në gjuhën angleze, gjë që nuk shpjegon siç duhet situatën tuaj të vërtetë.
Lajm i mirë! Ju nuk do të keni nevojë për intervistë. Pasi të keni mbledhur të gjithë dokumentacionin përkatës sipas kategorisë së vizës që po aplikoni, të keni plotësuar dhe paguar tarifën e vizës online, ju do të duhet të caktoni një takim online me partnerin zyrtar në Shqipëri për të dhëne dhe shenjat e gishtave.
Në fund të procesit, ju keni mundësi të dorëzoni dokumentet fizike tek partneri zyrtar, nëpërmjet një pagese që kryhet në vend, ose ti ngarkoni ato vetë. Këtë e përcaktoni në llojin e takimit që dëshironi, takim të asistuar (ku dokumentet i keni fizikisht me vete në ditën e taimit) apo me vetë-shërbim (dokumentet mund ti ngarkoni vetë përpara datës dhe orës së takimit). Kujdes, nëse ju shkoni në takim pa i ngarkuar paraprakisht dokumentet online, rrezikoni të merrni një refuzim për mungesë të dokumentve mbështetëse.
Këshillë
Nëse nuk jeni të sigurtë për aplikimin tuaj, drejtohuni tek një konsulent serioz i cili mund t’ju asistojë për të patur një aplikim të plotë dhe të susksesshëm. Ju gjithashtu mund të kërkoni ndihmën tonë për të gjithë procesin e aplikimit për vizë britanike duke kontaktuar këtu +355 69 703 5626 ose duke rezervuar një takim në zyrën tonë duke klikuar këtu.