
Qytetarët filipinas duhet të pajisen me vizë Schengen nëse duan të udhetojnë në vendet e zonës Schengen për vizita të shkurtra, për qëllime turistike apo takime pune. Duke u pajisur me një vizë të tillë, ata mund të udhëtojnë lirisht duke respektuar rregullin e ditëve të qëndrimit në zonën Schengen deri në 90 ditë brenda 180 ditëve. Duke marrë parasysh numrin e lartë të kërkesave ju ftojmë të lexoni udhëzimet praktike për të pasur një aplikim të suksesshëm.
Ku të aplikosh për vizë?
Aplikimi për vizën schengen kryhet në përfaqësinë diplomatike përkatëse ku dëshiron të udhëtosh. Psh, nëse do të udhetoni në Itali, takimi dhe dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet në Ambasadën Italiane. Nëse gjatë udhëtimi tuaj ju do të vizitoni disa shtete të zonës schengen, atëhere aplikimi duhet të kryhet në zyrën kosullore përkatëse të shtetit të parë të hyrjes. Pra, nëse ju do të udhëtoni më parë në Itali e më pas në Francë, aplikimi duhet të kryhet në konsullatën Italiane.
Llojet e vizave dhe kohëzgjatja e tyre.
Viza Schengen mund të aplikohet me një-hyrje ose me shumë-hyrje, në varësi të kërkesës tuaj. Në përgjithësi, kohëzgjatja e vizës përputhet me planet tuaja të udhëtimit (15 ditë, 1 muaj). Nëse ju keni udhëtime në vazhdimësi, atëherë mund të aplikoni për një vizë afatgjatë me shumë kalime.
Cilat janë dokumentet e nevojshme?
Çdo shtet ka rregulla të veçanta, por dokumentet standarte janë;
- Formulari i Aplikimit
- Pasaportë e vlefshme të paktën 3 muaj pas datës së kthimit
- Foto
- Intinerari i udhëtimit (revervim hoteli, bilete)
- Sigurim shëndetësor për periudhën e udhëtimit
- Dëshmi të mjeteve financiare (Kontrata e punës, levizjet e llogarisë bankare ku ju kalon paga)
- Kopje e kartës tuaj të rezidencës në Shqipëri, e vlefshme të paktën 3 muaj
- Dokumente të tjera specifike sipas kërkesave të shteteve pritëse përkatëse
Kur duhet të aplikoj dhe sa zgjat procedura?
Në shumicën e rasteve përpunimi i aplikimit zgjat 15 ditë pune, me përjashtim të raszeve të veçanta që kërkojnë më shumë kohë. Ne rekomandojme të aplikohet të paktën 4 javë më parë, për të shmangur të vonesa të mëtejshme (psh, në rastet e pritjes të datës së intervistës në konsullatën përkatëse).
Përse Eja Consulting?
Eja Consulting ka përpunar një numër shume të lartë të aplikimeve për vizë Schengen për qytetarët filipinas, që jetojnë në Shqipëri. Ne ju asistojmë hap pas hapi në mbledhjen e saktë të dokumetacionit, përkthtimin e licensuar nga Ministria e Drejtësise, kryerjen e aplikimit dhe caktimin e intervistës në konsullatën përkatëse.
Aplikimet e kryera nga ne ka qenë të suksesshme dhe në kohë, për shkak të seriozitetit, gadishmërisë dhe saktësisë së përgatitjes së dokumenteve sipas kërkesave specifike.
Nëse edhe ju jeni duke menduar të udhëtoni dhe ju nevojitet asistenca jonë, na kontaktoni. Eja Consulting, partneri juaj i udhëtimeve!