A mund të aplikoj për një vizë 2-vjeçare angleze?
Një nga pyetjet më të shpeshta që na bëhet është: "Kam pasur një vizë 6-mujore angleze, a mund të aplikoj menjëherë për një vizë 2-vjeçare?" Rreth kësaj çështjeje ka disa legjenda urbane, të cilat në fakt nuk janë të bazuara në rregullat e qarta të emigracionit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Kjo ka shkaktuar një konfuzitet të drejtë në lidhje me aplikimet për viza.
Rregullat e Aplikimit
Ajo çka duhet mbajtur parasysh është se çdo aplikim për vizë britanike shqyrtohet nga fillimi me dorëzimin e ri-aplikimit, duke u bazuar mbi dokumentet aktuale, situatën tuaj të tanishme dhe historikun e përdorimit të vizës së mëparshme. Vendimi për aplikimin tuaj nuk e përcakton koha e vizës për të cilën po aplikoni.
Rregullat e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar përcaktojnë se aplikimet për viza janë të disponueshme për periudha 6-mujore, 2-vjeçare, 5-vjeçare dhe 10-vjeçare, secila me tarifën përkatëse. Kështu, çdo individ mund të aplikojë për një kohëzgjatje të vizës, sipas pagesës së tarifës përkatëse.
Konsistenca në Aplikim
Një element shumë i rëndësishëm për të pasur parasysh për një aplikim të dytë të suksesshëm është konsistenca dhe vijimësia nga aplikimi i parë. Edhe pse çdo aplikim merr meritat përkatëse në momentin e aplikimit, oficerët e vizave mund të dëshirojnë të verifikojnë informacionin e dhënë në aplikimet e mëparshme. Ata do të krahasojnë situatën tuaj gjatë kohës që keni qenë të pajisur me vizë, duke parë nëse keni respektuar arsyet e aplikimit të mëparshëm dhe nëse vizat e mëparshme janë përdorur për qëllimet e deklaruara.
Gabimet e Shpeshta
Një nga gabimet më të shpeshta është kërkesa për një vizë afatgjatë, kur ditët e qëndrimit me vizën e parë kanë qenë më shumë se ato që janë deklaruar në aplikim. Nëse udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar ka zgjatur më shumë se një vizitë e shkurtër turistike ose familjare, kjo mund të ndikojë negativisht në aplikimin tuaj të ri.
Në përfundim, ju mund të aplikoni për një vizë britanike me kohezgjatjen që dëshironi, sipas afateve të përcaktuara. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme është të konsideroni dhe të përgatiteni njësoj për çdo aplikim të ri, duke pasqyruar situatën tuaj aktuale në bazë të rregulla dhe me dokumentet përkatëse.
Këshillë
Nëse nuk jeni të sigurtë për aplikimin tuaj, drejtohuni tek një konsulent serioz i cili mund t’ju asistojë për
të patur një aplikim të plotë dhe të susksesshëm. Ju gjithashtu mund të kërkoni ndihmën tonë për të gjithë procesin e aplikimit për vizë britanike duke kontaktuar këtu +355 69 703 5626 ose duke rezervuar një takim në zyrën tonë duke klikuar këtu.