Shërbime profesionale përkthimi
Shërbimet tona profesionale të përkthimit janë të çertifikuara dhe ligjore, të vlefshme për tu përdorur dhe jashtë Shqipërisë.
Shërbimet tona profesionale të përkthimit janë të certifikuara dhe ligjore, të vlefshme për tu përdorur dhe jashtë Shqipërisë.
Ne ofrojmë shërbime të përkthimit me shkrim, në konferenca, takime online dhe të aftë të përpunojmë volume në kohë të shkurtër. Gjithashtu ne ofrojmë shërbime të përkthimit për biznese të ndryshme në Shqipëri. Më shumë rreth procedurave dhe dokumentave që mund të duhen të përkthehen për bizneset mund ti lexoni në SmeAlbania.
Rrjeti i përkthyesve përbëhet nga profesionistë të fushës duke garantuar cilësi dhe saktësi.
Disa viza Britanike
Vizë Turistike në MB
Vizë Pune në MB
Vizë studimi në MB
Vizë Familjare në MB
Përkthimet e dokumenteve për vizë Britanike.
Kur bëni një aplikim për vizë në Mbretërinë e Bashkuar, do t'ju duhet të paraqisni një version të përkthyer të çdo dokumenti që nuk është i shkruar në anglisht.
Për shembull:
1.Certifikate lindje
2.Deklaratë bankare
3.Certifikatën e martesës
Ju duhet të dorëzoni këto dokumente të përkthyera së bashku me dokumentet origjinale.
Dokumentet e përkthyera duhet:
- Të jenë të përkthyera nga përkthyes profesionist ose kompani përkthimi
- Të përmbajnë konfirmimin nga përkthyesi që vërteton se përkthimi është i saktë dhe i vërtetë sipas dokumentit origjinal
- Të ketë detajet e kredencialeve të përkthyesit ose të kompanisë së përkthimit
- Të përmbajë emrin dhe nënshkrimin e plotë të përkthyesit ose emrin dhe nënshkrimin e plotë të një zyrtari të autorizuar të kompanisë së përkthimit
Aplikimi juaj për vizë mund të refuzohet nëse dokumentet e përkthyera që dorëzoni nuk i plotësojnë këto kërkesa.