Vizito Mbretërinë e Bashkuar (Visit the UK)
Aplikoni për vizë vizitori në Mbretërinë e Bashkuar. Viza standarte e vizitorit ju lejon të hyni në MB për një periudhë të kufizuar kohore. Ne gjithashtu mund t'ju ndihmojmë të aplikoni për një vizë biznesi e cila do t'ju lejojë të vizitoni MB nëse dëshironi të kryeni takime pune afatshkurtra.
Viza e vizitorit ju lejon të vizitoni MB deri në gjashtë muaj për arsyet e mëposhtme:
- Turizëm
- Për të vizituar familjen dhe miqtë.
- Udhëtime biznesi, duke përfshirë, pjesëmarrjen në takime dhe konferenca
- Ndjekja e një kursi të shkurtër studimi (tre deri në gjashtë muaj në një institucion të akredituar).
Në disa rrethana, viza e vizitorit ju lejon të qëndroni në MB më gjatë:
Nëse do të merrni pjesë në kërkime akademike dhe programe shkëmbimi dhe përmbushni kërkesat e përshtatshmërisë, mund të kualifikoheni për të qëndruar në MB deri në 12 muaj dhe mund të merrni me vete bashkëshortin dhe fëmijët.
Nëse do të udhëtoni në MB për trajtim mjekësor privat, mund t'ju jepet një vizë që ju lejon të qëndroni deri në 11 muaj.
Ata që duan të të vizitojnë shpesh Mbretërinë e Bashkuar, mund të aplikojnë për një vizë vizitori standarte afatgjatë (dy, pesë ose 10 vjet).
Kufizimet e vizës së vizitorit.
Ju nuk mund të ndërmerrni asnjë punë të paguar ose të papaguar në MB për këtë vizë. Ju gjithashtu nuk mund të kërkoni fonde publike.
Nëse dëshironi të studioni për më shumë se gjashtë muaj, ju duhet të pajiseni me vizë studentore dhe për tu martuar në MB, ju duhet të pajiseni me një vizë martese.
Do t'ju duhet t'u provoni autoriteteve të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar se do të largoheni nga MB në fund të vizitës suaj dhe se mund të mbaheni financiarisht dhe të akomodoheni në MB pa kërkuar fonde publike ose pa punuar.
Si mund të aplikoni?
Aplikimi për vizë vizitori bëhet online nëpërmjet faqes së dedikuar të qeverisë Britanike. Për me tepër infomacion na kontaktoni.